Për herë të parë në rajon, UBT-Cert ka hapur Laboratorin e Sigurisë Kibernetike, që do të shërbejë si qendër e koordinimit dhe organizimit për Cert-ekipet në Kosovë edhe më gjerë.

Gjatë fazës së konfigurimeve është realizuar edhe adaptimi për përdorimin e një pjese të infrastrukturës nga Laboratori i harkimit Evropian, platformë në të cilën zhvillohen shumë gara mes talentëve të fushës së sigurisë kibernetike, por zhvillohen edhe garat evropiane ndërmjet Cert-ve.

Ndërkohë, sipas menaxherit të UBT-Cert, Atdhe Buja, tashmë është përgatitur edhe plani vjetor i aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë laborator. Sipas tij, projekti është realizuar në harmoni të standardeve ndërkombëtare si dhe politikave të organizatës botërore “First”.

“Ky planifikim përcakton organizimin e simulimeve të ndryshme testuese në rrjete, aplikacione dhe sisteme, internship për studentët, trajnime dhe takime me talente të rinj, analiza dhe kërkime për softuer të dëmshëm (malwares) dhe kampanja të vetëdijësimit”, ka theksuar Buja.

Ai tutje shtoi se zhvillimi dhe implementimi i këtij projekti ka kaluar nëpër faza të ndryshme deri tek funksionalizimi i plotë i saj.

Bazuar në Strategjinë për Siguri Kibernetike të UBT-CERT, më saktë parashihet zhvillimi dhe krijimi i mundësive për punë praktike të studentëve në fushën e sigurisë kibernetike, etj.

UBT-CERT për herë të parë në rajon hap Laboratorin e Sigurisë Kibernetike