UBT CERT dhe CERT Qeveritar i Republikës së Moldavisë kanë nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi në fushën e sigurisë kibernetike.

Marrëveshja bazohet në tri pika themelore: në parimin e interesit të ndërsjellë për përfitim e dy institucioneve, duke respektuar pavarësinë e njëri tjetrit.
Nëpikën e parë, palët pajtohen të promovojnë shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e hapësirave për pjesëmarrje në aktivitetet ndërkombëtare për siguri kibernetike; bashkëpunimin në aranzhimin e punëtorive të përbashkëta me CERT Qeveritar i Republikës së Moldavisë, për të shkëmbyer përvojat në fushën e sigurisë kibernetike; mbështetjen e ndërsjellë në rastet e incidenteve, trajtimit të sulmeve të mëdha kibernetike, si dhe në projekte të përbashkëta kërkimore, shkencore e hulumtuese.
Në pikën e dytë të marrëveshjes, ndërkaq, UBT – CERT i vë në dispozicion CERT-it Qeveritar i Republikës së Moldavisë programet dhe trajnimet, që kanë për qëllim ngritjen dhe avancimin e stafit të tyre, në përputhje me politikat e miratuara paraprakisht nga palët.
Pika e tretë dhe e fundit parasheh që institucionet përkatësetë afrojnë hapësira të nevojshme dhe pajisje, me qëllim të realizimit të qëllimeve të parapara, sipas marrëveshjes së mirëkuptimit.

UBT CERT dhe CERT Qeveritar i R.Moldavisë nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi për sigurinë kibernetike