Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi dhe menaxheri i UBT-CERT, Atdhe Buja, kanë zhvilluar takim me kryetarin e bordit të ARKEP CERT-it Nacional, Kreshnik Gashi.
Në këtë takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve në fushat akademike, aktivitete të përbashkëta në fushën e sigurisë kibernetike, kërkimore dhe zhvillimore.
Me këtë rast, kryetari i bordit të ARKEP CERT-it Nacional, Kreshnik Gashi ka shprehur interesim për bashkëpunim me UBT, me ç’rast gjatë këtyre ditëve ka paralajmëruar edhe një dhe vizitë në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.
Ndërkaq, rektori Hajrizi gjatë këtij takimi, prezantoi punën e UBT-së, ku njoftoi se UBT-CERT po krijon diçka unike në laboratorin e vet në rajon.
Vlen të theksohet se UBT-CERT është divizioni i parë me licencë ndërkombëtare për siguri kibernetike në Kosovë.