Profesori me renome ndërkombëtare, Philip Polstra ligjërues në Akademinë Ndërkombëtare Verore 2017
Profesori i Universitetit “Bloomsburg”, në Pensilvani, prof. dr Philip Polstra, sivjet do të jetë pjesëmarrës në Akademinë Ndërkombëtare Verore të UBT-së, në kuadër të programit të Sigurisë kibernetike dhe Privatësisë, që po ndihmohet nga UBT-CERT dhe nga Qendra e SKP-së në UBT.
Gjatë kësaj akademie, Polstra do të jetë i pranishëm në cilësinë e ligjëruesit, ku do të drejtojë komponentin teknik të trajnimit në Linux&Windows Forensics.
Dr. Philip Polstra është një haker i njohur ndërkombëtarisht. Ai ka folur në shumë konferenca në mbarë botën, përfshirë fjalimet në Blackhat, DEFCON, 44CON, GrrCON, ForenSecure dhe B-sides Iowa.
Puna e tij e fundit në zhvillimin e harduerëve për hakerat, bazuar në familjen e pajisjeve të Beagle, është dokumentuar në librin e tij “Hacking and Penetration Testing With Low Power Devices” (Syngress, 2015).
Të gjithë studentet e interesuar mund të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë akademi, duke bërë regjistrimin në http://sa.ubt-uni.net/sacyber17/ apo në http://sa.ubt-uni.net/sacse17/.

Profesori me renome ndërkombëtare, Philip Polstra ligjërues në Akademinë Ndërkombëtare Verore 2017