Ftohen studentët e të gjitha universiteteve dhe kolegjeve vendore si dhe universiteteve ndërkombëtare, të aplikojnë në Akademinë Ndërkombëtare Verore (ANV), që UBT po e organizon për herë të gjashtë.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në: http://sa.ubt-uni.net, deri më 29 qershor 2017.

Akademia Ndërkombëtare Verore ka zgjeruar aktivitetin e vet edhe në shumë disiplina të reja shkencore, ku përfshihet fusha e Shkencave kompjuterike, pastaj Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Shkenca Politike, Energji Efiçiente, Sisteme të Informacionit, Juridik, Media dhe Komunikim, Menaxhim i Mekatronikës, Arkitekturë, Ndërtimtari, Financa, Banka e Sigurime, Shkenca të Ushqimit, Dizajni i Integruat, Infermieri, Siguri kibernetike, Roli i Edukimit, si dhe Turizëm i qëndrueshëm.

Për të arritur një shkëmbim të suksesshëm të përvojave të mësimdhënies, socializmit, edukimit dhe argëtimit, të ftuar do të jenë profesorë, ekspertë dhe ndërmarrës të njohur vendorë e ndërkombëtarë, ku përveç ligjëratave tematike, ANV-ja do të jetë e pasur edhe me diskutime, forume, punëtori të ndryshme, vizita studimore, gara sportive dhe aktivitete të tjera.

Në përfundim të programit, pjesëmarrësit certifikohen dhe marrin 2-4 ECTS kredi, të njohura ndërkombëtarisht.
Për më shumë informata rreth mënyrës së aplikimit dhe Akademisë Ndërkombëtare Verore, në përgjithësi, shihni linkun: http://sa.ubt-uni.net

https://www.youtube.com/watch?v=1MiFGo_wewU

Ftesë për aplikim për Akademinë Ndërkombëtar Verore (International Summer Academy 2017)