Menaxheri i UBT-CERT, Atdhe Buja ka marrë pjesë në konferencën “The Leading Path to Innovation”, si pjesë e edicionit të tetë të “Infocom World Albania”, që ka zhvilluar punimet në Tiranë, më 5 prill.

Qëllimi i kësaj konference ishte që të ndihmojë organizatat dhe kompanitë, në mënyrë që të bëhen më të suksesshme, duke u përshtatur me zhvillimet e reja teknologjike, teksa të pranishëm ishin edhe personalitete të njohura politike, intelektualë dhe profesionistë vendorë e ndërkombëtarë.

Gjatë kësaj konference, të pranishmit patën rastin të dëgjojnë tema të ndryshme, si: “The New Paradigm of e-Services”, “Leaders Summit – Who is driving Innovation?”, “Business (not) as usual” etj.

Përmes kësaj ngjarje, UBT-CERT ka arritur të realizojë komunikim dhe bashkëpunim me disa nga pjesëmarrësit e kësaj konference.

UBT-CERT merr pjesë në konferencën “The Leading Path to Innovation”