UBT-CERT, pas kërkesës që i ka bërë Agjencisë Evropiane për Rrjet dhe Siguri të Informacioneve (ENISA)
ka arritur që ta listojë Republikën e Kosovës në mesin e shteteve të EU-së, të regjistruara në këtë agjenci.
Sipas menaxherit të UBT-CERT, Atdhe Buja, ENISA u jep mundësi shteteve të EU që t’i regjistrojnë aktivitetet kudo në botë në këtë agjenci, përmes regjistrimit online në platformën: www.cybersecuritymonth.eu/.
“Kjo e fuqizon rolin tonë në arenën ndërkombëtare, duke na e njohur edhe vendin dhe duke i njohur automatikisht të gjitha ngjarjet e organizuara nga UBT-CERT”, ka.
Tetori 2016, ndërkaq, gjithnjë sipas menaxherit Buja, është muaji i sigurisë kibernetike, domethënë muaj i ndërgjegjësimit dhe promovimit të një sigurie të tillë dhe komplekse. Fushata organizohet nga ENISA dhe është tradicionale.

UBT CERT e liston Kosovën në Agjencinë Evropiane për Rrjet dhe Siguri të Informacioneve (ENISA)