Në Kampuset e UBT-së, në Prishtinë dhe Ferizaj, ka filluar punimet trajnimi tashmë tradicional në fushën e teknologjisë informative “UBT Summer Of Code 2018”, trajnim i cili ka zgjuar interesimin dhe kërshërinë e shumë maturantëve nga vendi dhe jo vetëm.
Në ditën e dytë të trajnimit pesëditor, maturantët kanë ndjekur trajinmin në Cyber Security & Privacy mbajtur nga UBT-CERT Team Atdhe Buja dhe Blent Kurtalani. Ata janë njoftuar për aktivitetet, projektet, mundësitë e internshipit në UBT-CERT gjithashtu trajnimi ka përfshirë edhe diskutim pyetje dhe përgjigje me maturantët. Nga ky trajnim maturantët u njoftuan për konceptet e CS&P, llojet e sulmeve kibernetike, identifikimin dhe mbrojtjen nga ato, ISO standarder ndërkombëtare të Sigurisë së Informatave me theks të veçantë atë Kibernetike, trendet dhe të rejat e fundit në Cyber space, lufta kibernetike rastet e fundit në mes të SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, rasti Estonisë etj.
Trajnimi do të vazhdojë punimet deri të premten, më 13 korrik, teksa do të ligjërojnë profesorë dhe ekspertë të fushës së shkencave kompjuterike.
Po ashtu, trajnimi do të mbahet edhe në Kampuset e UBT-së, në Prizren dhe Pejë, ku aktivitetet fillojnë më datë 16 korrik, deri më, 20 korrik 2018.