UBT-CERT vazhdon të jetë aktiv me pjesëmarrjet në gara ndërkombëtare edhe kësaj radhe ekipi i UBT-CERT përfaqësuar nga Rektori Prof Dr Edmond Hajrizi, Blent Kurtalani, Betim Gashi, Blerona Cakolli & Edi Bushati po marrin pjesë në garën Balkan Hackathon që po mbahet në Sofie të Bullgarisë. Ky aktivitet organizohet nga Sofia Development Association nën partonazhin e Komisionierit Europian për Ekonomi Digjitale dhe Shoqëri znj. Mariya Gabriel, Ministre e Presidencës Bullgare në Këshillin Europian.
Gara Balkan Hackathon është sfidë ku përgjatë 24 orëve mirëpriten ekipet e ndryshme të përbërë nga zhvillues, dizajnet, student dhe profesionistë të TIK-ut nga gjitha vendet e Ballkanit për të prezantuar projektet e tyre. Sfida kryesore e garës Balkan Hackathon Digital Divide në të gjitha format, që lidhet me sigurinë, qasjen në internet nga pajisjet e ndryshme, e-shërbimet, femrat në TIK etj. Në fund të garës ka një juri e përbërë nga personalitete nga shteti Bullgar, EU etj., e cila do të vlerësoj sipas kritereve që projekti i prezantuar problemet që do të zgjidhë, aplikueshmëria në treg, vetë prezantimi – komunikimi. Çmimet janë të parapara për tri vendet e para nga 1,500 deri 5,000 Euro, ekipi fitues do të ketë mundësinë e pjesëmarrjes në Europe Code Week 2018 aktivitetin në Bruksel me ftesë nga Komisioneria e Bashkimit Europian znj. Mariya Gabriel.
UBT-CERT anëtare në FIRST dhe Trusted Introducer ka arritur një numër të madhë bashkpunimesh dhe rrjetë të partnerëve nëpër botë si FIRST, DEFCON, TI, SDA, NATO etj.
UBT dhe UBT-CERT për vitin e 2 me radhë organizojnë International Summer Academy Cyber Security & Privacy (ISA-CSP 18)” që aktivitetin e saj e nisë në Tiranë 12-14 Korrik me studentët e Teknologjisë Informative nga UPT edhe në UBT Prishtinë 17-28 korrik, programi do jetë më i zgjeruar e me fokus tek temat si ato: Security Awareness & Privacy, which focuses on cyber security threats, giving real scenarios on digital forensics, IT Security, Communications Systems covering Windows & Linux Forensics, Network Security, Ethical Hacking, Data Privacy and Security, Cyber Forensic and Cyber Crimes etj. Mbështetës të këtij aktiviteti janë edhe ICTSmedia organizatore e garës kombëtare Albanian ICT Awards.
Linku për regjistrim KETU!
Facebook Linkedin Instagram Twitter Youtube
Informacione më shumë për akademinë gjeni tek faqja http://sa.ubt-uni.net/sacyber18/