Facebook  Linkedin   Instagram   Twitter   Youtube

Universiteti për Biznes dhe Teknologji UBT dhe UBT-CERT Divizioni organizojnë për vitin e dytë rradhazi Cyber Security & Privacy Shkollën Verore 2018 nën moton “Security Awareness & Privacy”, me fokus studentët në degët e Shkencave Kompjuterike, Teknologjise së Informacionit, Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Komunikuese, Cyber Security & Privacy, profesionistë të Sigurisë, Digital Forensics dhe Industrinë e TIK-ut Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Shkolla Verore në Cyber Security & Privacy organizohet në Tiranë dhe Prishtinë. Shkolla Verore në Tiranë mbahet në datat 12-14 Korrik 2018 tek PROTIK Tirana bëhet në partneritet Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike AKCESK. Shkolla Verore në Prishtinë mbahet në datat 16-27 Korrik tek UBT Prishtina & UBT Kampusin Inovativ në mbështetje nga AKCESK dhe ICTSmedia gjithashtu në kuadër të Shkollës Verore për Cyber Security & Privacy organizohet gara për siguri kibernetike & privatësi, CERT Awards 2 një mark shtesë midis produkteve dhe shërbimeve që ofron divizioni i CERT-it në UBT në hapësirën nacionale dhe atë ndërkombëtare.

UBT-CERT ka arritur me sukses regjistrimin për herë të parë në vend në shumë organizata ndërkombëtare të sigurisë si në Trusted Introducer, në vitin 2017 edhe në FIRST.  Por synojmë të jemi pjesë e organizatës US-CERT, ENISA, EU-CERT dhe NATO.

Pjesëmarrja në konferenca dhe gara e UBT-CERT divizionit gjatë viteve të fundit ishte në, konferecën The Leading Path to Innovation, Teknologjia që Punëson, DEFCON SHBA, FIRST në Mal të Zi, në garën kibernetike Çeki kuadër programit TAIEX ku ekipi i CERT merr rezultate të larta.

Gjatë zhvillimit të Shkollës Verore për Cyber Security & Privacy do ketë ligjërues nga gjithë bota si SHBA, Japonia, Europa, Shqipëria, Kosova etj. me prof më të njohur në këtë fushë do të mbajnë ligjërata para studentëve duke përfshirë temat në fusha të ndryshme duke filluar nga Blockchain Technology, IT Security, Communications Systems covering Windows and Linux Forensics, Network Security, Ethical Hacking, Data Privacy and Security, Cyber Forensic and Cyber Crimes, Mobile Forensics.

Për aplikim në Shkollën Verore Cyber Security & Privacy në Prishtinë mund të regjistroheni në këtë link https://www.eventbrite.com/e/cyber-security-and-privacy-isa-18-tickets-46646203049

Facebook event https://web.facebook.com/events/217472749057732/

Për regjistrim në garën Hackathon – CERT Awards 2 https://www.eventbrite.com.au/e/hackathon-cert-awards-2-tickets-46941939605

Cyber Security & Privacy Shkolla Verore 18