Ka mbyllur punimet Akademia Ndërkombëtare Verore e Cyber Security & Privacy në Prishtinë me ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për studentët pjesëmarrës. Universiteti për Biznes dhe Teknologji UBT dhe UBT-CERT Divizioni në organizimin e dytë me radhë të akademisë nën moton “Security Awareness & Privacy” në Prishtinë që u mbajt në datat 16-25 Korrik 2018 tek UBT Prishtinë dhe Kampus. Ligjëratat e zhvilluara gjatë kësaj akademie ishin Ethical Hacking nga Prof Philip Polstra & Digital Forensics Prof Scott Inch nga Bloomsburg University të Pensilvanisë SHBA, Blockchain Technology nga Prof Akihiko Mutoh nga Waseda University Japan, gjithashtu në kuadër të ANV-së për Cyber Security & Privacy është mbajtur gara për siguri kibernetike & privatësi CERT Awards 2 në bashkëpunim me partnerin Redbull i’u është ofruar studentëve një aktivitet social me argëtim dhe shërbim me pije.
Akademia Nderkombëtare Verore në Cyber Security & Privacy ishte organizuar në partneritet me ICTSmedia, AKCESK.
UBT-CERT ka arritur me sukses regjistrimin për herë të parë në vend në shumë organizata ndërkombëtare të sigurisë si në Trusted Introducer, në vitin 2017 edhe në FIRST. Por synojmë të jemi pjesë e organizatës US-CERT, ENISA, EU-CERT dhe NATO.
Gjatë zhvillimit të Akademisë Nderkombëtare Verore për Cyber Security & Privacy ka pasur ligjërues nga gjithë bota si SHBA, Japonia, Europa, Shqipëria, Kosova etj. me prof më të njohur në këtë fushë do të mbajnë ligjërata para studentëve duke përfshirë temat në fusha të ndryshme duke filluar nga IT Security, Communications Systems covering Windows and Linux Forensics, Network Security, Ethical Hacking, Data Privacy and Security, Cyber Forensic and Cyber Crimes, Mobile Forensics.
Foto albumi https://www.facebook.com/pg/ubtcert/photos/?tab=album&album_id=1709046692510400