UBT-CERT në bashkëpunim me ICTSmedia, Sentry dhe AKCESK ka organizuar këtë garë kibernetike.
UBT është i vetmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë i cili njihet ndërkombëtarisht me divizionin CERT. UBT-CERT në bashkëpunim me ICTSmedia, Sentry dhe AKCESK ka organizuar këtë garë kibernetike.
Po mbahet sot në Prishtinë gara e shumëpritur kibernetike “CERT Awards Kosova & Albania” me pjesëmarrjen e hakerave nga i gjithë vendi.
Hapjen e këtij aktiviteti e bëri Menaxheri i UBT-CERT-it, Atdhe Buja me pas duke vazhduar me një fjalë përshëndetëse Drinori dhe sqarimi teknik nga Kujtimi e Roberti nga Sentry.
Shpallja e rezultateve do të bëhet ne një njoftim të mëvonshëm, në ceremoni me pjesëmarrjen e Rektorit të Universitetit për Biznes dhe Teknologji, njëkohësisht fitues i Çmimit Akademiku i Vitit në edicionin e katërt të Albanian ICT Awards, prof dr Edmond Hajrizi.