Divizioni CERT në UBT njohur me emrin “Ekipi për Reagime Emergjente” në rastet e sigurisë kibernetike, ang. “Computer Emergency Response Team”. Ka përgatitur disa materiale dhe forma të komunikimit për fushatën e radhës emërtuar “Këshilla për Sigurinë” me target fëmijët dhe gjeneratën e shkollave të mesme. Në gazetën e UBT News të këtij numri të fundit do të mund ta gjeni të bashkangjitur fletushkën me “Udhëzime për mbrojtjen e fëmijëve në përdorim të Internetit” këtu jepen qartë udhëzimet teknike hap pas hapi për tu mbrojtur nga sulmet kibernetike ose mashtrimeve të ndryshme gjatë përdorimit të internetit, përgatitur për pajisjes mobile të llojit Android dhe iOS për shkak të përdorimit të madhë të pajisjeve mobile edhe është zgjedhur të jepen udhëzime për këto pajisje. Me fokus të veçantë konfigurimi i kontrollave prindërore. CERT divizioni tashmë anëtarë i FIRST organizatës më të madhe në botë për siguri. Mbetet i përkushtuar që përmes angazhimit direkt në çështjet e sigurisë, programeve të edukimit e studimit, trajnimeve, internshipeve dhe aktiviteteve tjera të jap kontributin në dhënien dhe transferin e njohurisë, ngritjen e sigurisë së infrastrukturave kritike të informacionit në vend dhe rajon. Kjo është faza e parë e fushatës lansuar “Këshilla për Sigurinë”, javët vazhdim do ta fillojm edhe me takime dhe workshope të organizuara në disa komuna të vendit ku nga e kaluara kanë qenë target gjeneratat e reja nga sulmet kibernetike. Do të zhvillohen dhe ofrohen për publikun e gjerë mekanizmat mbrojtës të sigurisë kibernetike për të gjitha kategoritë e shoqërisë në vend dhe rajon. Jemi në fazën e fundit të ngritjes së platformës digjitale për regjistrimin, analizën dhe dhënien e zgjidhjes për softuerët e dëmshëm ang. Malwares për të gjithë sektorin privat dhe publik por edhe vetë qytetarët.
Fushata lansuar “Këshilla për Sigurinë”