Tash e disa muaj janë intensifikuar në nivel global debatet dhe diskutimet mbi përdorimin e monedhave virtuale dhe mbi rreziqet, dëmet e dobitë e tyre. Por, edhe përkundër kësaj, kjo temë është fare pak e njohur dhe e trajtuar në Kosovë.
Duke e parë amullinë e krijuar për këtë temë në mungesë të informacioneve, Qendra për Siguri dhe Privatësi, FindBUG, përkrahur edhe nga UBT, po organizojnë edicionin e tretë të Konferencës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi.
Konferenca do të mbahet më 24-26 janar, në ambientin e Hotel Emerald, në Prishtinë, teksa tema kryesore e edicionit të sivjetmë do të jetë: “Flluska e kriptomonedhave apo ardhmëria”, që në muajt e fundit ka zgjuar një interesim të madh në botë për shkak të përhapjes dhe përdorimit në nivel global të monedhave virtuale.
Për të diskutuar për dhe në lidhje me këtë temë, të ftuar do të jenë ekspertë të kësaj çështje, udhëheqës institucionalë vendorë e ndërkombëtarë, të cilët do t’i ndajnë përvojat dhe mendimet e tyre mbi këtë të ardhmen e kriptovalutave.
“Cybersecurity and Privacy” 2018