UBT po organizon edicionin e tretë të aktivitetit për siguri kibernetike, “Hack Day Kosova 2018”, nën përkujdesjen e divizionit UBT-CERT dhe aplikimi për pjesëmarrje në garë është hapur që prej gushtit.
Edicioni i sivjetmë vjen me shumë risi në skenar, teksa do të jenë gjithsej shtatë sfida nëpër të cilat duhet të kalojnë garuesit për të marrë epitetin e fituesve.
UBT-CERT zhvillon iniciativa të reja dhe të ndryshme të projekteve përmes ngritjes së vetëdijes dhe edukimit për sigurinë kibernetike dhe zgjidhjet e privatësisë për të përmirësuar operacionet e CERT-it për ofrimin e strategjive, politikave dhe teknologjive për sigurinë dhe privatësinë që ndikojnë në sigurinë kibernetike për vendin dhe rajonin.
Siguria kibernetike është një nga fushat më të rëndësishme të mbrojtjes së sistemeve të informacionit, që u vjen në ndihmë institucioneve shoqërore, kompanive dhe bizneseve nga sulme të mundshme kibernetike, me pasojë humbje të mëdha materiale dhe financiare, madje mund të ndikojnë edhe në çrregullime të mëdha të sigurisë shoqërore.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin në këtë link: https://bit.ly/2KI73Zp
Më shumë informata gjeni në: https://bit.ly/2x7uKWB.