Computer Emergency Response Team divizion (UBT-CERT), që është krijuar dhe funksionon në kuadër të UBT-së dhe Qendrës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (QSP), ka shënuar edhe një rezultat në punën e tij, duke u akredituar në organizatën ndërkombëtare “Trusted Introducer” https://www.trusted-introducer.org/directory/teams/ubt-cert.html
Në një proces kompleks akreditimi, që ka nisur muaj më herët dhe është përmbyllur sot, UBT CERT ka plotësuar kritere të shumta teknike, administrative dhe partneritetet e projektet e deritanishme zhvilluar nga UBT-CERT. Nga ky proces i permbyllur me sukses, jepen edhe mundesite e shfrytezimit te disa sherbimeve te organizates TI dhe komunitetit nderkombetare te CERT-ve.
UBT-CERT deri më tani ka arritur zhvillimin e një game të shërbimeve & projekteve, të cilat i gjeni këtu https://csp.ubt-uni.net/cert/en/services/ & https://csp.ubt-uni.net/cert/en/projects/
UBT-CERT është institucioni nga Republika e Kosovës që akreditohet në këtë mekanizëm ndërkombëtar, duke e futur kështu Republikën e Kosovës në listën më të madhe të CERT-ve ndërkombëtarë.
UBT-CERT funksionon në kuadër të UBT-së dhe Qendrës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (QSP) dhe ka për synim zhvillimin e ekipit të ekspertëve të sigurisë kibernetike, që do të jenë të gatshëm në përballje, trajtim, analizë dhe dhënie të rekomandimeve për incidentet, rastet e sigurisë kibernetike për sektorin akademik, privat dhe publik.
Që nga krijimi, synimi parësor i UBT-CERT ishte anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare të fushës së mbrojtjes për Siguri Kibernetike.