Në UBT është mbajtur gara kibernetike “Hackathon CERT Awards II“, e organizuar nga UBT CERT, në partneritet me AKCESK dhe ITCSmedia, ku i zhvilloi punimet në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Sigurisë Kibernetike.
Studentët morën pjesë në këtë garë për të shfaqur aftësitë e tyre në identifikimin e dobësive të sigurisë në infrastrukturën e përgatitur nga UBT-CERT Division.
Gara është organizuar me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve, njëherësh edhe studentëve rreth rëndësisë së sigurisë kibernetike.
Kjo garë u sponsorizua nga partnerët, përfshirë kompaninë e pijeve energjetike “RedBull”, të cilët për pjesëmarrësit organizuan aktivitete sociale.
ANV-ja e Sigurisë Kibernetike këtë edicion ka mbledhur ligjërues të shumtë nga e SHBA, Japonia, Evropa, Shqipëria e Kosova.
Akademia do të vazhdojë aktivitetet e gjatë javës së ardhshme ku përgjatë dy ditëve do të ligjërojë temën më titull: “Digital & Mobile Forensics”, nga Prof Scott Inch