ANV e Cyber Security & Privacy 18 ka vazhduar aktivitetin e radhës gara për siguri kibernetike & privatësi Hackathon CERT Awards edicioni 2 në UBT Kampus në bashkëpunim me partnerin Redbull do të ofrohet për studentët një aktivitet social me argëtim dhe shërbim me pije. Studentët po marrin pjesë në këtë garë duke shfaqur aftësitë e tyre në identifikimin e dobësive të sigurisë në infrastrukturën e përgatitur nga UBT-CERT Division. Universiteti për Biznes dhe Teknologji UBT dhe UBT-CERT Divizioni në organizimin e dytë me radhë të akademisë nën moton “Security Awareness & Privacy” në Prishtinë që mbahet në datat 16-25 Korrik 2018 tek UBT Prishtinë dhe Kampus do të vazhdojnë aktivitetet tjera në javë vazhdim me ligjëratat në Digital & Mobile Forensics nga Prof Scott Inch.

Akademia Ndërkombëtare Verore në Cyber Security & Privacy organizohet edhe në Prishtinë mbahet në datat 16-25 Korrik 2018 tek UBT Prishtinë & Kampusin Inovativ në partneritet me ICTSmedia, AKCESK.

UBT-CERT ka arritur me sukses regjistrimin për herë të parë në vend në shumë organizata ndërkombëtare të sigurisë si në Trusted Introducer, në vitin 2017 edhe në FIRST.  Por synojmë të jemi pjesë e organizatës US-CERT, ENISA, EU-CERT dhe NATO.

Gjatë zhvillimit të Akademisë Nderkombëtare Verore për Cyber Security & Privacy do ketë ligjërues nga gjithë bota si SHBA, Japonia, Europa, Shqipëria, Kosova etj. me prof më të njohur në këtë fushë do të mbajnë ligjërata para studentëve duke përfshirë temat në fusha të ndryshme duke filluar nga IT Security, Communications Systems covering Windows and Linux Forensics, Network Security, Ethical Hacking, Data Privacy and Security, Cyber Forensic and Cyber Crimes, Mobile Forensics.

ANV do të vazhdojë aktivitetet e saj gjatë javës tjetër me me ligjëratat në Digital & Mobile Forensics nga Prof Scott Inch.

 

Fillon Hakcathon CERT Awards 2 në kuadër të ANV-së së CSP