Ka vazhduar për ditën e tretë me radhë punën Akademia Ndërkombëtare Verore e Cyber Security & Privacy në Prishtinë me ligjëratat për Blockchain Technology prej Prof Akihiko Mutoh nga Japonia. Universiteti për Biznes dhe Teknologji UBT dhe UBT-CERT Divizioni në organizimin e dytë me radhë të akademisë nën moton “Security Awareness & Privacy” në Prishtinë mbahet në datat 16-25 Korrik 2018 tek UBT Prishtinë dhe Kampus. Ligjëratat për Blockchain Technology prej Prof Akihiko Mutoh nga Waseda University Japan trajtoj konceptin e Blockchain, rastet konkrete të kësaj teknologjie, llojet e Blockchain shembuj etj.
Akademia Nderkombëtare Verore në Cyber Security & Privacy organizohet edhe në Prishtinë mbahet në datat 16-25 Korrik 2018 tek UBT Prishtinë & Kampusin Inovativ në partneritet me ICTSmedia, AKCESK. Gjithashtu në kuadër të ANV-së për Cyber Security & Privacy organizohet gara për siguri kibernetike & privatësi CERT Awards 2 në bashkëpunim me partnerin Redbull do të ofrohet për studentët një aktivitet social me argëtim dhe shërbim me pije.
UBT-CERT ka arritur me sukses regjistrimin për herë të parë në vend në shumë organizata ndërkombëtare të sigurisë si në Trusted Introducer, në vitin 2017 edhe në FIRST. Por synojmë të jemi pjesë e organizatës US-CERT, ENISA, EU-CERT dhe NATO.
Gjatë zhvillimit të Akademisë Nderkombëtare Verore për Cyber Security & Privacy do ketë ligjërues nga gjithë bota si SHBA, Japonia, Europa, Shqipëria, Kosova etj. me prof më të njohur në këtë fushë do të mbajnë ligjërata para studentëve duke përfshirë temat në fusha të ndryshme duke filluar nga IT Security, Communications Systems covering Windows and Linux Forensics, Network Security, Ethical Hacking, Data Privacy and Security, Cyber Forensic and Cyber Crimes, Mobile Forensics.
ANV do të vazhdojë aktivitetet e saj gjatë kësaj jave me garën për siguri kibernetike & privatësi CERT Awards 2, që mbahet më 20 korrik në UBT Kampus fillo 09:00.