UBT CERT dhe ALCIRT kanë nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi në fushën e sigurisë kibernetike. UBT ështëpërfaqësuar nga Sekretari Artan Tahiri dhe menaxheri i UBT-CERT, Atdhe Buja. Nënshkrimi ka ndodhur pas takimit të këtyre të fundit me Jona Josifin dhe Argena Prendin – specialiste tëAgjencisë Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike (ALCIRT), që funksionin në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë.
Marrëveshja bazohet në tri pika themelore: në parimin e interesit të ndërsjellë për përfitim e dy institucioneve, duke respektuar pavarësinë e njëri tjetrit.
Nëpikën e parë, palët pajtohen të promovojnë shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e hapësirave për pjesëmarrje në aktivitetet ndërkombëtare për siguri kibernetike; bashkëpunimin në aranzhimin e punëtorive të përbashkëta me ALCIRT, për të shkëmbyer përvojat në fushën e sigurisë kibernetike; mbështetjen e ndërsjellë në rastet e incidenteve, trajtimit të sulmeve të mëdha kibernetike, si dhe në projekte të përbashkëta kërkimore, shkencore e hulumtuese.
Në pikën e dytë të marrëveshjes, ndërkaq, UBT – CERT i vë në dispozicion ALCIRT-it programet dhe trajnimet, që kanë për qëllim ngritjen dhe avancimin e stafit të tyre, në përputhje me politikat e miratuara paraprakisht nga palët.
Pika e tretë dhe e fundit parasheh që institucionet përkatësetë afrojnë hapësira të nevojshme dhe pajisje, me qëllim të realizimit të qëllimeve të parapara, sipas marrëveshjes së mirëkuptimit.
UBT CERT dhe ALCIRT nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi për sigurinë kibernetike