Simulim i avancuar i sulmeve kibernetike për të zbuluar dobësitë e fshehura para se t'i shfrytëzojnë sulmuesit e vërtetë. Mbulon testimin e rrjeteve, aplikacioneve web, API-ve dhe infrastrukturës kritike.
Aftësi të Nivelit Enterprise
Shërbime të avancuara të sigurisë kibernetike, të ofruara nga ekspertë akademikë dhe profesionistë të industrisë me metodologji të provuara ndërkombëtare.
// Shërbime
Operacione taktike të avancuara ku simulojmë sulmuesit e sofistikuar (APT) për të testuar mbrojtjen tuaj end-to-end — nga inxhinieria sociale dhe phishing deri te shfrytëzimi i plotë teknik i sistemeve.
Ndërtim, konfigurim dhe optimizim i sistemeve SIEM dhe EDR për monitorim dhe zbulim të kërcënimeve në kohë reale. Përfshin rregulla të personalizuara të korrelacionit, playbooks dhe dashboards operative.
Hetim i shpejtë dhe profesional i incidenteve kibernetike. Analizë e provave digjitale, memory forensics, analizë rrjeti, rivendosje sistemesh dhe raportim i plotë teknik dhe ligjor (e-Discovery).
Forcim sistematik i infrastrukturës suaj IT — serverë, rrjete, sisteme operative, cloud — duke eliminuar dobësitë konfigurimit dhe duke zbatuar bazelines e standardeve CIS, NIST dhe ISO 27001.
Automatizim i proceseve të sigurisë dhe koordinim i veglave të shumta (SIEM, EDR, Ticketing) për reagim më të shpejtë dhe efikas ndaj incidenteve. Zhvillim playbooks dhe integrimi API.
Udhëzim strategjik për qeverisje të sigurisë informacionit, menaxhim të rrezikut dhe pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare: ISO 27001, GDPR, NIS2, si dhe kuadrin ligjor vendor të Kosovës.
Si Punojmë
Çdo angazhim ndiqet sipas një procesi të strukturuar dhe transparent.
Keni nevojë për ndihmë me sigurinë tuaj?
Diskutoni me ekipin tonë teknik nevojat specifike të organizatës suaj.