Koordinatori i UBT-Cert Divizionit Akademik, Atdhe Buja ka prezantuar para maturantëve pjesëmarrës në UBT Summer of Code, temën “Siguria kibernetike dhe Privatësia”.

Buja tregoi për qëllimin e themelimit të këtij divizioni, strategjitë, si dhe mundësitë që do të kenë studentët e UBT-së, për të arritur deri tek avancimi i tyre në këtë fushë.

Duke shpalosur strategjinë e këtij divizioni, Buja theksoi, se, qëllimi i UBT-Cert është që të japë kontribut përmes edukimit, kërkimit dhe zhvillimit edhe ofrimi i strategjive, politikave e teknologjive të sigurisë dhe privatësisë, që, sipas tij, do të ndikojnë në të ardhmen e sigurisë kibernetike për vendin dhe rajonin, gjithnjë, duke marrë pjesë në rastet e incidenteve të sigurisë kombëtare dhe ushtrimeve ndërkombëtare të sigurisë kibernetike, krijimit të mekanizmit të besueshëm për shpërndarje të informacionit, si dhe duke promovuar dhe kontribuar në ngritjen e vetëdijes për siguri kibernetike.

UBT-Cert, ndër tjerash tha ai: “synon të ndikojë në ndryshimin e perceptimit për kërcënimet kibernetike, duke promovuar të dhënat dhe sigurinë e informacionit, ngritjen e nivelit të sigurisë së infrastrukturës së TIK-ut në Kosovë, ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për sigurinë kibernetike, mundësinë për zhvillimin e aftësive praktike për studentët në sigurinë kibernetike përmes trajnimeve, intership, dhe pjesëmarrjes në konferenca”. –përfundoi ai.

Përndryshe, “UBT Summer of Code” organizohet për maturantët e vendit tonë, dhe do të zgjas deri më 15 shtator, ndërsa ligjëratat po mbahen në qendrat e Kolegjit UBT në Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren.

Sigura kibernetike dhe Privatësia, tema që zgjoi interesim tek pjesëmarrësit e “UBT Summer of Code”