UBT-CERT në bashkëpunim me ICTSmedia, Sentry dhe AKCESK organizon aktivitetin për siguri kibernetike, “CERT Awards Kosova & Albania”

Me qëllim ndëgjegjësimin e qytetarëve rreth rëndësisë së sigurisë kibernetike nën kujdesin e UBT-CERT në shtetin e Republikës së Kosovës zhvillohet një garë kibernetike ku pritet të marrin pjesë profesioniste, student e haker ngja i gjithë vendi.

Aktiviteti një ditor, CERT Awards Kosova & Albania 2017, i cili mbahet në datën 15 Korrik në Prishtinë.

Ngjarja fillon me fjalën hapëse të rektorit të Universitetit për Biznes dhe Teknologji Prof. dr. Edmond Hajrizi në datën 15 Korrik në ora 9:30. Do jetë pikërisht dita e parë ajo e cila do të vërë në provë potencialin e studentëve pjesëmarrës nga ora 10:00 deri në ora 16:00 ku do të testohen infrastruktura të ndryshme.

Axhenda vijon si mëposhtë:

Dita e parë, 15 Korrik 2017

  • 09:00 – 09:30 Regjistrimi i Pjesëmarrësve
  • 09:30 – 10:00 Fjala hapëse (prof dr. Edmond Hajrizi, rektor UBT)
  • 09:50 – 10:00 Instruksionet e garës (Atdhe Buja CERT manager & Sentry team)

Prezantimi i jurisë dhe rezultateve

  • 10:00 – 16:00 Testimi i infrastrukturës
  • 16:00 – 18:00 Përgatitja dhe dorëzimi i raportit

Dita e dytë,  19 Korrik 2017

  • Shpallja e rezultateve dhe ndarja e certifikatave (prof dr. Edmond Hajrizi, rektor UBT), do të caktohet në një njoftim të dytë.

Aktiviteti do të zhvillohet në Kampusin e Inovacionit të UBT pranë Zonës Industriale në Lipjan. Bashkohuni në CERT Awards Kosova & Albania 2017dhe testoni aftësitë tuaja në siguri kibernetike.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre me të dhëna si emri, mbiemri, mosha dhe profesioni në postën elektronike [email protected] deri të Premten e datës 14 Korrik ora 18:00.

Në konkurs mund të merrni pjesë individualisht ose me një grup prej 2-3 personash.

 

Hackathon challenge “CERT Awards Kosova & Albania”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *